Kurti: Albanologjia, dije luftarake për të drejta të shqiptarëve në Ballkan
“Albanologjia ka lindur si një dije aktive e luftarake e lidhur ngushtë me vetëdijen kombëtare, e që luftoi për të drejtat e shqiptarëve në Ballkan”.
Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në hapjen solemne të konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”.
Kurti ka thënë se “Java e Albanologjisë” është bërë një traditë e bukur, derisa ka përmendur edhe ndarja e bursave për studentët që studiojnë gjuhë shqipe dhe letërsi.
Sipas tij, dija fillestare albanologjike e shekujve të 18-të dhe 19-të ka ndihmuar në zgjimin kombëtar të shqiptarëve.
“Rilindësit tanë të shquar, duke nisur nga vëllezërit Frashëri e Pashko Vasa e deri te Faik Konica e Fan Noli, i shfrytëzuan arritjet shkencore të albanologjisë, për të krijuar orientimin tonë kombëtar dhe për të hedhur poshtë pretendimet jo shkencore dhe propagandën raciste të shovinistëve fqinj”.
“Java e Albanologjisë është bërë një traditë e bukur. Albanologjia lindi si në dije aktive e luftarake e lidhur ngushtë me vetëdijen kombëtare e vetëdijes sonë. Albanologjia nuk pengohet më nga kufizimet politike dhe nga regjimet. Albanologjia i përgjigjet sfidave të kohës. Duke e ditur rendësin e Albanologjisë, si Qeveri kemi kontribuar ne mbështetje të saj”, ka thënë Kurti. /EO