Kurti: Aleanca me ShBA-në është e thellë, zgjedhje pas pandemisë
09 prill 2020
| 18:20
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do t’i përgjigjet menjëherë kërkesës së presidentit, Hashim Thaçi për dërgimin e emrit të mandatarit për formimin e qeverisë, sepse qeveria e tij është shumë e zënë në luftimin e pandemisë me koronavirus.
Sipas tij, sapo të kalojë pandemia, Kosova duhet të shkoj drejt zgjedhjeve parlamentare.
Duke folur për marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara në një intervistë dhënë “Radios Evropa e Lirë”, Kurti ka thënë se “aleanca dhe partneriteti në mes Republikës së Kosovës dhe ShBA-së është i pashkëputshëm dhe nuk varet nga qeveritë e Republikës së Kosovës as nga kryeministrat e presidentët”.