Kurti: Amerika është mikja dhe partnerja jonë historike
Kryeministri Albin Kurti sot është takuar me nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen.
Pas takimit, përmes një shkrimi, Kurti thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleatja, mikja dhe partnerja jonë historike, aktuale dhe e së ardhmes.
Kurti mes tjerash thekson se fuqizimi dhe thellimi i bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, është prioritet i qeverisë së tij.
“Ishte kënaqësi të mirëpresim sot në vizitën e saj të parë në Kosovë nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleatja, mikja dhe partnerja jonë historike, aktuale dhe e së ardhmes. Fuqizimi dhe thellimi i bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, është prioritet i ynë. Biseduam e shkëmbyem pikëpamjet tona për shumë tema me interes të përbashkët”, njofton kryeministri.