Kurti: Anëtarësimi i Serbisë në BE varet nga Kosova
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Serbia nuk është duke e penguar integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian (BE), por sipas tij janë pesë shtetet anëtare të kësaj organizate që nuk e kanë njohur vendin tonë duke e bërë një gjë të tillë.
Kurti në tryezën e organizuar nga Vetëvendosja me temën “Shqiptarët dhe integrimi evropian”, në prag të Samitit të Bashkimit Evropian (BE) dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë, ka thënë se anëtarësimi i Serbisë në BE varët nga Kosova.
Duke qenë se vetëm dy ditë na ndajnë nga Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Kurti ka thënë se BE-ja pret shumë nga shqiptarët, por edhe shqiptarët presin shumë nga kjo organizatë.
Sipas Kurtit në këtë moment Kosova duhet të punojë më shumë me Greqinë për t’u integruar në BE.