Kurti, apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të jetosh e të punosh në të

19 nëntor 2024 | 11:31

Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë ka prezantuar “Studimin e Rinisë 2024”.

Në këtë prezantim kanë marrë pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se qeveria është e përkushtuar për arsimimin dhe punësimin e të rinjve.

Ai ia thënë se rritja ekonomike dhe progresi demokratik tregojnë se në këtë vend ia vlen fortë të jetosh të banosh e të punosh në të dhe për të.

“Jemi të vendosur që të punojmë që të kthehen ata që shkuan të mos kenë nevojë të shkojnë ata që planifikojnë diçka të tillë”, ka thënë Kurti. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden State është mundur në sekondat e fundit me rezultat…