Kurti: Aq lirë ka qenë çmimi i rrymës, sa që shumë qytetarë s’e kanë ditur se sa paguajnë

24 janar 2022 | 16:33

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se çmimi i energjisë elektrike në Kosovë ka qenë aq i lirë, sa që sipas tij, një numër i madh i qytetarëve nuk e kanë ditur se sa paguajnë për rrymë.

Kurti ka thënë se rritja e konsumit të energjisë elektrike që u vërejt në vitin 2021 është shkak edhe i një ndryshimi të strukturës tarifore në vitin 2017.

“Kurrë nuk ka pasur numër më të madh të qytetarëve të Republikës së Kosovës sesa në këto katër vitet e fundit që nuk e dinë se sa paguajnë për energji elektrike. Aq lirë ka qenë, sa që nuk e kanë ditur as sa paguajnë. Në historinë e Kosovës, numër më të madh të qytetarëve që nuk e kanë ditur sa e kanë faturën, nuk ka pasur. Nuk po them që shumica janë të tillë, por numër më të madh nuk ka pasur”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 50 vjet pas vdekjes së tij në…