Kurti arrin në Kuvend, bashkë me të edhe LDK-ja
15 janar 2022
| 14:25
Kryeministri Albin Kurti ka arritur në sallën e Kuvendit për seancën e jashtëzakonshme rreth çështjes së mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.
Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila deri më tani ishte diskutabile nëse do të merrte pjesë, u pa në sallën e Kuvendit, njofton Klan Kosova.
Seanca është thirrur të fillojë për në ora 14:00.