Kurti: Asociacion i komunave serbe në kundërshtim me Kushtetutën

22 mars 2021 | 11:33

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është në kundërshtim më Kushtetutën e Kosovës.

Në tryezën e organizuar nga KFOS me temën “Si tutje me Dialogun”, ai ka thënë  se në Kosovë nuk mund të formohet një asociacion i tillë.

“Në këto dhjetë vitet e kaluara prej që kemi filluar procesin negociator ka ndryshuar konteksti gjeo-politik në botë. Ndërhyrja në mënyrë të gabueshme e ShBA-së, si rasti Grenell e dëmton procesin e dialogut është i nevojshëm rikthimi i ShBA-së dhe në kuadër të një dimensioni të ri. Përgjatë këtyre viteve kemi krijuar shpërputhje juridike. Bashkësia e komunave serbe është rasti eklatant. është në shpërputhje me sistemin tonë kushtetues”, ka deklaruar ai./KP/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka angazhuar…