Kurti: Astrit Dehari na mungon shumë
Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përkujtuar aktivistin Astrit Dehura në 8-vjetorin e vdekjes së tij.
Ai ka thënë se janë shumë të interesuar dhe të gatshëm ta ndihmojmë me krejt çfarë munden e dinë prokurorinë e shtetit për të sjellë drejtësi për Astrit Deharin.
“Tash është prokurori i pestë, i cili e ka marrë rastin dhe si Lëvizje Vetëvendosje!, si Qeveri e Republikës, jemi shumë të interesuar, fort të gatshëm, gjithnjë të vullnetshëm që ta ndihmojmë me krejt çfarë mundemi e dimë prokurorinë e shtetit për të sjellë drejtësi për Astrit Deharin, familjen e tij, Lëvizjen e tij, popullin e tij. Por këtë ndihmë dhe mbështetje që ne duam e duhet ta japim nuk është e tillë që mund ta zëvendësojë punën e prokurorisë andaj besojmë e shpresojmë që ky prokurori i pestë që e ka marrë rastin tani do të punojë dhe do të kontribuoj në ndriçimin e këtij rasti dhe në sjelljen e drejtësisë në kontrast me ata para tij”, ka shkruar Kurti në “Faceboook”.
Postimi i plotë:
Sot u mbushën tetë vjet pa Astritin. Na mungon shumë. Na merr malli për ditë. Zemërimi e pikëllimi nuk na hiqet, dhe vit pas viti mungon drejtësia, mungon zbardhja e këtij rasti, i cili ishte goditje tejet e rëndë për studentët, për Lëvizjen Vetëvendosje! dhe për mbarë rininë shqiptare.
E kjo goditje tejet e rëndë vazhdon edhe pas tetë vjetëve në një formë tjetër nëpërmjet drejtësisë që mungon. Në këto tetë vjet katër prokurorë e kishin rastin e mbytjes në burgun e Prizrenit të Astrit Dhenarit, por që të katërtit ata dolën në pension pa e kryer punën.
Tash është prokurori i pestë, i cili e ka marrë rastin dhe si Lëvizje Vetëvendosje!, si Qeveri e Republikës, jemi shumë të interesuar, fort të gatshëm, gjithnjë të vullnetshëm që ta ndihmojmë me krejt çfarë mundemi e dimë prokurorinë e shtetit për të sjellë drejtësi për Astrit Deharin, familjen e tij, Lëvizjen e tij, popullin e tij. Por këtë ndihmë dhe mbështetje që ne duam e duhet ta japim nuk është e tillë që mund ta zëvendësojë punën e prokurorisë andaj besojmë e shpresojmë që ky prokurori i pestë që e ka marrë rastin tani do të punojë dhe do të kontribuoj në ndriçimin e këtij rasti dhe në sjelljen e drejtësisë në kontrast me ata para tij.
Ne shokët e shoqet e Astritit mbajmë në zemër Astritin, ashtu qysh ai gjithë jetën e tij e pati në zemër Republikën e Kosovës, kombin shqiptar, dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Lavdi Astritit, dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës.