Kurti: Aty ku ka Polici të Kosovës, s’ka incidente

25 shtator 2021 | 16:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në ditën e gjashtë të zbatimit të vendimit për reciprocitet nuk ka ndodhur asnjë incident në pikat kufitare Jarinje e Bërnjak.

Kurti tha se aty ku është Policia e Kosovës prezente ka edhe siguri. “Sot u vërtetua se ne kemi pika kufitare sepse kemi njësite speciale në ato pika kufitare. Asnjë incident në asnjë pikë kufitare në ditën e gjashtë të zbatimit të vendimit të Kosovës. Aty ku ka Polici të Kosovës nuk ka incidente”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të…