Kurti autoritar, synimi i tij delegjitimimi i mediave

07 shkurt 2025 | 09:08

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka për qëllim t’i delegjitimojë mediat.

Sipas tij, Kurti nuk i injoron mediat në kohë të fushatës parazgjedhore për arsye se u frikësohet atyre apo kundërshtarëve politikë, por e ka për qëllim delegjitimimin e rolit të tyre.

Molliqaj ka shtuar se Kurti ka dhënë shembuj të mjaftueshëm se është autoritar, teksa e ka krahasuar atë me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

“Ka dhënë shembuj të mjaftueshëm për të treguar se është autoritar. E keni në fushatën e dytë të zgjedhjes së Viktor Orbanit që i ka bojkotuar mediat. Unë besoj se Kurti sot e ka përdorur atë gazetar për t’i sulmuar mediat kryesore në vend. Ai nuk është këtu, jo pse i frikësohet gazetarëve apo kundërshtarëve politikë, por në këtë proces zgjedhor e ka një rëndësi jetike me mediat, delegjitimimi i rolit ndërmjetësues të gazetarit ose të medias”, ka thënë Molliqaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shoqatë bamirëse në Ukrainë, e cila ka punuar me…