Kurti: Bashkë me KFOR-in po punojmë ta adresojmë situatën në mënyrë paqësore
11 dhjetor 2022
| 12:19
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në Twitter ka folur në lidhje me situatën në veri të vendit.
Ai ka thënë se bashkë me KFOR-in po punojnë për ta adresuar situatën në mënyrë paqësore.
“Në bashkëpunim me KFOR-in ne po punojmë për ta adresuar situatën shpejt dhe në mënyrë paqësore”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.