Kurti: Bashkë me LDK-në do ta caktojmë datën e protestave
07 shtator 2018
| 16:37
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se shumë shpejt, së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës, do ta caktojnë datën e protestave kundër presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
Këto komente ai i bëri pas tribunës së organizuar nga Vetëvendosje me rastin e 20-vjetorit të hapjes së zyrës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë.
Kurti ka deklaruar se qytetarët e Kosovës i duan këto protesta, pasi shumica e tyre janë kundër idesë së Thaçit për korrigjim kufijsh dhe për procesin e dialogut me Serbinë në Bruksel.
Ai ka thënë se protestat do të jenë paqësore.