Kurti bashkë me ministrat sot bëjnë homazhe në Prekaz, Gllogjan, te varri i Rugovës dhe Demaçit
Të martën edhe zyrtarisht Albin Kurti pranoi detyrën e të parit të Qeverisë së Kosovës.
Megjithëse menjëherë ai bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” bashkë me kryeparlamentarin dhe njëherit presidentin në detyrë, Glauk Konjufca dhe kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari ai sërish sot do të bëjë homazhe në Prekaz.
Sot në ora 08:00, Kurti bashkë me kabinetin qeveritar do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Më pas në ora 09:30 Kurti bashkë me ministrat e tij do të bëjë homazhe edhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.
Ndërsa në ora 11:15 kryeministri me kabinetin qeveritar bën homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova në Prishtinë.
Homazhe do të bëjnë edhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi në Prishtinë.