Kurti bashkëbisedon me studentët shqiptarë në Frankfurt: Mënyra më e mirë për ta nisur ditën
10 nëntor 2024
| 14:34
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, po qëndrojnë për një vizitë në Gjermani.
Kurti dhe Gërvalla, ditën e sotme në Frankfurt e kanë nisur duke bashkëbiseduar me studentët shqiptarë atje.
I pari i Qeverisë së Kosovës, ka postuar disa pamje nga ky bashkëbisedim në Instastory.
Kurti e ka quajtur këtë veprim si mënyrën më të mirë për ta nisur ditën e sotme dhe takimet me mërgatën në Frankfurt.