Kurti bashkëpartiakun e ministres Rexhepi e emëron në bord të Ujësjellësit
03 prill 2020
| 10:35
Qeveria në detyrë, në mbledhjen e djeshme, ka zgjedhur Seat Bilbanin anëtar të Bordit të Ujësjellësit “Prishtina”. Bilbani, po ashtu, është anëtar i partisë së ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi. Ai kishte kandiduar edhe për asamble komunale në zgjedhjet e vitit 2017, shkruan Front Online.