Kurti: BE-ja ta bëjë zgjerimin më të drejtë dhe më të ndershëm

30 gusht 2021 | 15:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga BE-ja që procesin e zgjerimit të bëjë më të drejtë dhe më të ndershme.

Në adresimin e tij virtual në Forumin Evropian Alpbach 2021, në Austri, ai ka thënë se Kosova në procesin e integrimit evropian ka marrë më shumë shkopinj se karota.

“Politika e shkopinjve dhe karotave nuk ka qenë shumë frytdhënëse për Kosovën pasi kemi marrë shumë shkopinj, por jo shumë karota. Ka kaluar më shumë se një dekadë që kur të gjithë anëtarët e BP6 kanë marrë liberalizimin e vizave, ndërsa Kosova është ende duke pritur, e izoluar si në një geto, imazh i cili sjell shumë turp në të dy palët”, ka thënë ai.

Pamundësia për t’i hequr kufizimet e vizave për Kosovën dhe për t’i hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sipas kryeministrit, po shfaq gjithashtu nevojën për të reformuar jo vetëm politikën e zgjerimit, por edhe sistemin e vendimmarrjes së BE-së.

Kurti ka deklaruar se BE-ja duhet t’i qartësojë 5 gjëra në raport me Ballkanin Perëndimor: ta krijojë një momentum të ri për reformat dhe ta bëjë zgjerimin më të drejtë dhe më të ndershëm, ta rrisë financimin, të marrë përgjegjësi për kontinentin tonë, të rrisë sinkronizimin midis Brukselit dhe Uashingtonit dhe ta përmbyllë ombrellën e sigurisë.

Image preview

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë…