Kurti: BE-ja të gjejë mekanizëm për ta bërë marrëveshjen të detyrueshme

19 mars 2023 | 09:01

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për takimin e djeshëm në Ohër, pas të cilit u arrit një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti tha se “në Ohër shkuan me qëllime të mira dhe treguam mirëbesim gjatë takimeve”.

Ai falënderoi kryediplomatin evropian Josep Borrell, të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak dhe të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për angazhimin e tyre të palëkundur, si dhe Maqedoninë e Veriut për mikpritjen e ngrohtë.

Kurti tha se Serbia iu shmang nënshkrimit të marrëveshjes dhe aneksit dhe se tani i takon BE-së që të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të detyrueshme.

“Tani kemi arritur një marrëveshje për një aneks implementues të Marrëveshjes Themelore. Serbia, ashtu si në takimin e fundit në Bruksel, iu shmang nënshkrimit të Marrëveshjes dhe tani edhe Aneksit. I takon BE-së të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të detyrueshme”, shkroi Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka thënë se përderisa…