Kurti bën homazhe në Ditën e Dëshmorëve të kryeqytetit

18 prill 2024 | 13:50

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania në Prishtinë.

I shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kryeministri tha se i kujtojnë sot dëshmorët dhe martirët e Marecit, 27 dëshmorë dhe 16 martirë që ranë heroikisht para 25 vjetëve.

Ai gjithashtu theksoi se nga sot e katër ditët në vijim përkujtojmë masakrën më të madhe në Komunën e Prishtinës, e cila ka ndodhur në fshatin Makoc e ku janë vrarë 115 civilë në mesin e të cilëve shumë pleq e fëmijë.

“Njëkohësisht sot i kujtojmë dëshmorët dhe martirët e Marecit – janë 27 dëshmorë dhe 16 martirë që ranë heroikisht para 25 vjetëve. Gjithashtu nga sot e katër ditët në vijim përkujtojmë masakrën më të madhe në Komunën e Prishtinës, e cila ka ndodhur në fshatin Makoc ku janë vrarë 115 civilë në mesin e të cilëve aq shumë pleq e fëmijë. Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve që ranë në rrugën tonë të përbashkët për lirinë e Kosovës e çlirimin e popullit!”, ka thënë Kurti.

Të pranishëm në këto homazhe ishin edhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mefail Bajqinovci, Salih Zyba, Enver Dugolli dhe Driton Hyseni.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi në verë mund të nënshkruaj me yllin e Kosovës,…