Kurti bën homazhe në Reçak

15 janar 2018 | 15:00

Në 19-vjetorin e masakrës së Reçakut një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje! i kryesuar nga kandidati për kryetar të Lëvizjes, Albin Kurti, bëri homazhe tek Kompleksi Përkujtimor në Reçak.

“Masakra e Reçakut është ngjarja e trishtuar e cila kishte ndikuar më së shumti për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Pavarësisht se kanë kaluar 19 vite kur forcat policore e paramilitare serbe kishin kryer masakrën tronditëse për njerëzimin, duke vrarë 45 civilë, nuk ka drejtësi për këtë rast dhe kriminelët që e urdhëruan dhe që ekzekutuan këtë masakër ende nuk janë dënuar”, është thënë në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërkimet në internet dhe galeritë popullore janë bërë pjesë e…