Kurti bën homazhe para arkivolit të Ismail Kadaresë
03 korrik 2024
| 11:50
Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë po mbahen homazhet publike në nderim të Ismail Kadaresë, shkrimtarit më të madh shqiptar që vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare.
Në mesin e shumë personave, homazhe ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.Në Tiranë, Kurti ka shkuar me disa nga ministrat: Arben Vitia, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeku, Arbërie Nagavci dhe Donika Gërvalla- Schwarz.
Para Kurtit homazhe kanë bërë deputetët e grupit parlamentar të LV-së. Kadare varroset sot në varrezat e Tufinës në Tiranë.
Shqipëria ishte në zi kombëtare dje dhe sot, ndërsa Kosova sot.