Kurti bën homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gjilan

11 janar 2020 | 18:28

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje i prirë nga kryetari Albin Kurti ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gjilan me rastin e përvjetorit të vrasjes së dy dëshmorëve të kombit, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.

Po ashtu, Kurti së bashku me deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe zyrtarë e aktivistë të Qendrës së LV-së në Gjilan bën vizitë edhe te familjet Mala e Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U luajtën pesë sfidat e vlefshme për javën e 22-të…