Kurti bën homazhe të varrezat e dëshmorëve në Prishtinë
Në 19-vjetorin e çlirimit të komunës së Prishtinës një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje i kryesuar nga kryetari Albin Kurti ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.
Me këtë rast Kurti ka thënë se toka e Kosovës përveçse e ujitur me djersën e bujqve dhe punëtorëve është edhe e larë me gjakun e dëshmorëve.
“Toka e Kosovës përveçse e ujitur me djersën e bujqve dhe punëtorëve është edhe e larë me gjakun e dëshmorëve. Ashtu sikurse dikur që çlirimi nisi prej nesh e nga brenda e më pas u ndihmua prej jashtë e nga të tjerët njësoj edhe sot zhvillimi duhet të fillojë prej nesh e nga brenda që të ndihmohet prej të tjerëve e nga jashtë. Lavdi gjithë dëshmorëve, heronjve e martirëve të kombit shqiptar”, ka deklaruar Kurti.
/Epoka e re/