
Kurti bën homazhe të varri i aktivistit Arbënor Dehari
11 qershor 2021
| 11:36
Kryeministri Albin Kurti, bashkë me deputetë, ministra e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë homazhe në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta të aktivistit, Arbënor Dehari.
Në njoftimin për medie të LV-së është thënë se Arbënori ishte shembull i aktivistit punëtor e modest.
“Arbënori ka qenë dhe është frymëzim jo vetëm për aktivistët e Lëvizjes tonë, por për të gjithë ata që refuzojnë̈ të nënshtrohen e me vullnet të fuqishëm përfshihen nëpër beteja për më shumë drejtësi e barazi shoqërore. Arbënori ishte shembull i aktivistit punëtor e modest. Ai bënte bashkë teorinë dhe praktikën, kishte thellësi politike e prirje të madhe organizative”, është thënë në njoftimin e LV-së.