Kurti bën pazar, ja çfarë bleu

10 maj 2020 | 12:53

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dalë sot të bëj pazar në orarin  e lejuar të qarkullimit sipas numrit të parafundit personal të letërnjoftimit.

Kurti ka theksuar se ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet.

“Ne 5-shat, sipas shifrës së parafundit të numrit personal, e kemi orarin e paradites prej orës 9:00 deri në 10:30”.

“Bleva perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe. Ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet”.

“I falënderoj të gjithë këta punëtorë të shitoreve për respektin dhe shërbimin ndaj neve konsumatorëve, për kujdesin dhe pastërtinë në lokalet e tyre”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Instagram”. (L.G/ Epoka e re)

https://www.instagram.com/p/CAAKqvAFH-4/?utm_source=ig_embed

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mund të tingëllojë si një komplot nga një film fantastik…