Kurti tha se së shpejti do të t’ju duhet ti anulojnë edhe konferencat në ambient të hapur si preventivë për ta parandaluar përhapjen e coronavirusit.

“Grumbullimi paraqet rrezik të madh. Ne duhet të mbajmë këtë gjendje dhe të mos e lejojmë të kthehet në krizë të pakthyeshme. Ne duhet ta parandalojmë përhapjen e virusit”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se duke pasuar parasysh numrin e madh të vdekjeve në botë por edhe në Evropë, duhet të shpresojmë që të mos na paraqitet gjendja më e rëndë.

“Shpresojmë që gjendja mos të na paraqitet e rëndë në ditët në vijim. Duhet ta frenojmë sa më shumë, frenimi bëhet në distancë dhe me qëndrim në shtëpitë tona. Nuk bënë të ndjehemi të vetëkënaqur që nuk kemi raste të vdekjeve dhe numrit të madh të të infektuarve në Kosovë duhet të vetëdijesohemi se kujdesi nuk ju takon vetëm punonjësve shëndetësor, kujdesi na takon të gjithëve”, u shpreh Kurti.

Kryeministri shtoi se si rezultat i kësaj mbrëmë Qeveria ka marrë vendim për t’i kemi mbyllur parqet, dhe kemi ndaluar mundësinë për të marrë me vete të pijeve të ngrohta

“Po e përsëris duhet të kemi disiplinë individuale dhe higjienë personale. Pastrim-distancë-në shtëpi”, tha Kurti.