Kurti: Beogradi po bën betejë të madhe që asociacioni të vendoset në qendër

09 shkurt 2023 | 12:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten në Kuvend se po zhvillohet një betejë e madhe politike dhe diplomatike, për ta bërë asociacionin çështje më të rëndësishme të planit franko-gjerman, ndonëse në propozim nuk i është dhënë një rëndësi e tillë, as në renditje.

Ai ka thënë se neni për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara më herët është në nenin 10, në fjalinë e fundit të dokumentit, që i është dhënë Kosovës dhe Serbisë si propozim për normalizimin e raporteve.

“Fjalia e fundit në nenin 10 të propozimit evropian, po ashtu, referohet marrëveshjeve të mëhershme. Të gjitha marrëveshjeve në Bruksel. Beteja politike që aktualisht po zhvillohet është kjo: në njërën anë prej 33 marrëveshjeve, Beogradi do ta përzgjedhë vetëm një që e ka më të dashur, 19 prillit 2013, atë të asociacionit. Ato marrëveshje nga pikëpamja e Qeverisë së Kosovës nuk kanë hierarki, as vlerore, as logjike. Ato kanë rend kronologjik, nuk janë nënshkruar të gjitha në të njëjtën ditë”, ka thënë Kurti.

Më tutje, ai ka thënë se po zhvillohet një betejë për faktorizimin e çështjes së asociacionit.

“Këtu po zhvillohet një betejë e madhe politike dhe diplomatike”, ka thënë Kurti, duke shtuar se Beogradi po bën betejën që asociacioni të jetë parakusht i marrëveshjes.

“Dhe, beteja tjetër është që në kuadër të propozimit të Bashkimit Evropian, ai neni 10 i cili i referohet marrëveshjeve të mëhershme, me një lloj sforcimi dhe insistimi, të nxjerrët gati në preambulë. Kjo është e papranueshme për ne”,

“Beogradi po bën betejën, ndoshta më të madhe, që asociacioni të jetë parakusht, ose në qendër”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk ka…