Kurti: Beogradi po përdorë serbët e veriut për të minuar statusin demokratik të Kosovës

14 shkurt 2023 | 11:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Beogradi nuk i ka prioritet të drejtat e serbëve në veri, por ajo që Serbia kërkon është përdorimi i pranisë së serbëve për të minuar statusin demokratik të Kosovës.

“Nuk kam përshtypjen se ajo që synon Beogradi janë të drejtat e serbëve, ajo që ata kërkojnë është përdorimi i pranisë së serbëve për të minuar statusin tonë demokratik”, citohet të ketë thënë Kurti për agjencinë franceze të lajmeve “AFP” në një artikull që kjo media i ka kushtuar situatës në veri.

Përkundër vakumit të sigurisë, autoritetet në Prishtinë këmbëngulin se situata në veri mbetet nën kontroll, është thënë në artikullin e “AFP”-së, të cilin e ka transmetuar të martën mediumi francez, “France24”.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka hedhur poshtë pretendimet për vakum sigurie në veri, duke thënë se qeveria mbetet e përkushtuar për “ligj dhe rend”.

“Policia e Kosovës është më funksionale se kurrë atje”.

“Ka vështirësi, kjo është e qartë. Por këto vështirësi po krijohen si rezultat i veprimeve të grupeve kriminale atje, të cilat gjithashtu mbështeten dhe promovohen nga Serbia”,  ka thënë Sveçla për “AFP”.

Siç është bërë me dije dje, interesim të vogël ka pasur për zëvendësimin e policëve në veri.

Sipas raportimeve rreth 140 pjesëtarë të komuniteteve joshumicë aplikuan në konkursin e Policisë së Kosovës për punësimin e punëtorëve të rinj në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germaini dhe Bayern Munchen, do të përballen sonte (e…