Kurti bëri hapa mbrapa me dialogun dhe refuzimin e gazit

07 tetor 2021 | 08:18

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti. Kritikat më të mëdha, Haziri i ka për dialogun dhe refuzimin e projektit amerikan për gazin.

“Unë mendoj se z.Kurti po shpërfaqë politikën e tij të një hap para dhe dy hapë prapa. Vendimet e shtetit nëse shkojnë në këtë format atëherë ne do të shkojmë drejt një vendnumërimi politik dhe të mos merremi me zgjidhjen e problemit”, thotë Haziri.

“Hapi i parë prapa për mua është dialogu dhe gazi”, shtoi ai.

“Vendosja e reciprocitetit përkundër që është një marrëveshje e vendosur më 2016 i negociuar, i pajtuar dhe i mos zbatuar dhe pritej të fillonte”, tha Haziri.

“Kjo puna e gazit…energjia në Kosovë nuk është duke u trajtuar seriozisht në Kosovë tash e 20 vjet. Ne në momentin që e kemi larguar terrin prej përditshmërisë tonë me politikën e blerjes së rrymës kemi rrënuar projekte milionëshe për energjinë tonë”, shtoi Haziri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raporti i fundit i Bankës Botërore thekson se ekonomia shqiptare…