Kurti, Berishës: Jo, o Bekë nuk ka “Zajednicë”
03 nëntor 2023
| 19:01
Kryeministri Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ka mohuar se do të bëhet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Duke replikuar me deputetin e AAK-së, Bekë Berisha, Kurti është shprehur: “Veç thuaj po, po thonë, por, jo o Bekë, nuk ka ‘Zajednicë’”.
Më tej ai ka thënë se marrëveshja bazike që e ka pranuar në dialog më Serbinë, është tekst i mirë, por jo i shkëlqyer.
“Ajo zbatohet atëherë kur të nënshkruhet”.
Sa për draftstatutin e Asociacionit, Kurti ka shtuar se nuk është publikuar ngase atë ia ka kërkuar pesëshja diplomatike.