Kurti betohej në sheshet e Prishtinës se kur të vijë në pushtet s’do të ulet me Vuçiqin
“Hipokrizia e Albin Kurtit”, kështu e ka nisur një reagim në llogarinë e vet në “Facebook” profesori universitar, Ajvaz Berisha, për takimin e djeshëm të kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Berlin.
Sipas Berishës, Kurti para se të vinte në pushtet derdhte lot krokodili se si Hashim Thaçi po takohej me Vuçiqin.
“Dikur në një kohë jo të largët na kujtohet të gjithëve, kur Albin Kurti derdhte lot krokodili se si Hashim Thaçi po takohej me Vuçiqin. Betohej nëpër sheshet e Prishtinës që kur ai të vij në pushtet, kurrë nuk do ulet më të, pa kërkuar falje Serbia për Gjenocid ndaj shqiptarëve, pa i kthyer të pagjeturit, dhe pa e pranuar Kosovën si shtet”.
“Sot pa fije turpi jo që ka pranuar të ulet, por del edhe në darkë me të. Ku jeni ju ‘patriotët’ e VV-së që keni mbyllur gojën? Folni sepse dikur kundër Hashim Thaçit s’keni lënë gjë të zezë pa thënë. Turpi s’ka kufij…”, ka shkruar profesori Ajvaz Berisha.