Kurti bisedë telefonike me kryetarin e komunës së Bujanocit dhe Preshevës

19 prill 2020 | 21:39

Të dielën në orët e pasdites, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar dy biseda telefonike, njërën me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe tjetrën me kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Sipas njoftimi të Qeverisë, dy kryetarët, Kamberi dhe Arifi e njoftuan kryeministrin në detyrë Albin Kurtin mbi menaxhimin e situatës me virusin korona.

“Deri me tani janë tre të infektuar në Bujanoc, kurse asnjë i infektuar në Preshevë. Autoritetet lokale të të dy komunave janë të përkushtuara në luftimin e pandemisë Covid-19 për gjithë qytetarët e saj. Kryeministri në detyrë z. Kurti, në emër të Qeverisë të Republikës së Kosovës dy kryetarëve, z. Arifit dhe z. Kamberit, ua shprehu gatishmërinë e mbështetjes socio-ekonomike dhe humanitare. Për të konkretizuar përkrahjen me kryetarët z. Arifi dhe z. Kamberi do të komunikojë edhe Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, z. Besnik Bislimi”, është bërë me dije në njoftimin e Qeverisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SuperPippo Inzaghi jetonte me golin dhe për golin! Një sulmues…