Kurti bisedon me Scholzin për propozimin evropian
18 shkurt 2023
| 19:45
Për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë u fol në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në Mynih të Gjermanisë, ku po mbahet një konferencë për sigurinë.
Kështu thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosoëvs të 18 shkurtit, ku u bë e ditur se në këtë takim ishin prezent edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Catherine Colonna.
Vitin e kaluar, Kosovës dhe Serbisë iu dorëzua propozimi evropian, apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman.
Palët kanë konfirmuar se e pranojnë këtë dokument, por ai nuk është bërë publik.