Kurti bisedon në telefon me përfaqësuesit e Sanxhakut

02 maj 2020 | 19:30

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur kontaktet dhe ka zhvilluar biseda telefonike me përfaqësues të Sanxhakut, përkatësisht me Jasmina Curić, kryetare e Këshillit Kombëtar Boshnjak, me Hazbo Mojović, kryetar i Komunës së Sjenicës, dhe me Kenan Hot, kryetar i Komunës së Tutinit.

Kryeministri u interesua rreth gjendjes në këtë rajon, në veçanti mbi luftimin dhe parandalimin e shpërndarjes së pandemisë COVID-19.

“Të gjithë po ballafaqohen me të njëjtat sfida. Deri më tani situata është e menaxhueshme dhe shpresëdhënëse drejt daljes nga kjo krizë shëndetësore. Kryeministri shprehu mbështetjen dhe solidarizimin e tij dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës me krahinën e Sanxhakut në luftën e përbashkët kundër këtij armiku të padukshëm. Të gjithë u pajtuan që të vazhdohet komunikimi dhe bashkëpunimi”, është bërë me dije në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, ka përkujtuar sot masakrën e kryer nga…