Kurti: Çështja e të pagjeturve pamundëson përfundimin e konfliktit me Serbinë
27 prill 2018
| 12:29
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se çështja e të pagjeturve e pamundëson përfundimin e konfliktit në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Çështja e të zhdukurve e bën të pamundur përfundimin e konfliktit, pajtimin dhe fillimin e ri të marrëdhënieve së Kosovës me Serbinë, dhe popujve të këtyre dy vendeve”, ka thënë Kurti gjatë debatit parlamentar për të pagjeturit.
Më tutje, ai ka fajësuar Serbinë dhe pushtetarët kosovarë për këtë çështje. “Historia është mësuesja më e mirë, por qeveritarët e ish-qeveritarët tanë nuk kanë qenë ndonjëherë nxënës të mirë, dhe për këtë nuk kanë faj as mësuesit e as historia”, ka thënë Kurti.