Kurti: Çmimet e fryra duhet të çfryhen
10 mars 2022
| 13:59
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të vajit ushqimor, ku sot një litër vaj kishte arritur çmimin në 3.49 euro, ndërkaq dje kushtonte 2.29 euro.
Ai ka thënë se çmimet e fryra duhet të çfryhen.
Kurti ka bërë me dije se inspektorët janë duke e dokumentuar rritjen e këtyre çmimeve, shkruan “Epoka e re”.
“3.49 euro është (çmim) artificial dhe i paarsyeshëm dhe ka të bëjë me njerëzit që dëshirojnë të përfitojnë. Padyshim se do të marrim masa. Inspektorët janë duke bërë dokumentimin.”, ka thënë Kurti, pas vizitës që i bërë kompanisë së vajit “Floil”.