Kurti: Darka e nesërme në Bruksel nuk është dialog me Serbinë

17 maj 2021 | 12:57

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se darka që do të mbahet në Bruksel të martën nuk është dialog me Serbinë, por një darkë tradicionale që mbledh gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Darka nesër (e martë) mbrëma në Bruksel nuk është dialog me Serbinë, po darkë tradicionale e liderëve të Ballkanit Perëndimor, e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që shtrohet nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell”, ka thënë Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rexhep Kadriu ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqje…