Kurti deklarohet pas përleshjes në Kuvend
13 korrik 2023
| 15:02
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas përleshjes që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, ku ai është gjuajtur me ujë derisa ishte duke folur në foltoren e Kuvendit.
Kurti ka thënë se nuk frikësohet nga këto sulme.
“Nuk frikësohem nga këto sulme”, u ka thënë Kurti gazetarëve, teksa po shkonte nga Qeveria në Kuvend ku pritet të vazhdojë seanca.
Ndaj Kurtit ka hedhur ujë deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili po ashtu nuk e kursejë as zëvendëskryeministrin Bislimi.
Pas kësaj, Bilsimi e ka sulmuar me shishe Lushtakun, ku më pas ka eskaluar situata.