Kurti deklarohet rreth zhvillimeve të fundit në LDK

23 prill 2020 | 14:08

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur rreth nomimit të Avdullah Hotit për kryeministër nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se si kryeministër në detyrë nuk preferon të merret me vendimet e partive politike.

Pavarësisht kësaj, Kurti ka thënë se mund të përgjigjet në vendimin e LDK-së në momentin kur ta sheh atë në letër dhe të nënshkruar.

Më tutje, Kurti ka folur edhe për kohën kur thoshte se gara zgjedhore nuk është garë automobilistike.

Kurti ka thënë se për situatën në vitin 2014, Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim të cilin Lëvizja Vetëvendosje e ka respektuar.

Ai ka thënë se partitë tjera janë duke kërkuar që të kthehen në vitin 2014.

Më tutje, Kurti ka thënë se presidenti Hashim Thaçi është duke vepruar jashtë kompetencave të tij në lidhje me formimin e qeverisë. Ai ka thënë se Thaçi është duke synuar të formojë vullnet politik, pa e pasur atë mandat.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pothuajse gjysma e të gjithë personave që kanë vdekur nga…