Kurti del haptas në fushatë për opozitën në Maqedoninë e Veriut, kandidati i VV’së atje shpërndan posterin e tubimit
Kurti del haptas në fushatë për opozitën në Maqedoninë e Veriut, kandidati i VV’së atje shpërndan posterin e tubimit
Këshilltar i Jashtëm Politik i Albin Kurtit për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku ka njoftuar se kryeministri Kurti do të marrë pjesë në një tubim me përfaqësuesit të opozitës në shtetin fqinj. Tubimi sipas Qokut do të mbahet në Zvicër.
“Tubim i përbashkët VLEN”, së bashku me kryeministrin Albin Kurti i cili do të mbahet më 20 prill 2024 në ora 19:00 në Mövenpick Hotel Zürich Regensdorf, në adresën Im Zentrum 2, 8105 Regensdorf!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Përveç Kurtit në këtë tubim do të marrin pjesë edhe kryetari I Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, kandidati për president Arben Taravari, kryetari I Alternativës Afrim Gashi, kryetari I Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti si dhe vet Qoku.
Me këtë tubim, Albin Kurti ka dalur haptas në fushatë për opozitën në Maqedoninë e Veriut.
Postimi i plotë: