Kurti del në terren, shikon nga afër punimet e rrugës Zhur – Brod
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Ministrinë e Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe bashkëpunëtorë, kanë vizituar në punimet e rrugëve në segmentin e rrugës Plavë-Sharr.
“Projekti i rrugës Zhur-Brod i nisur ngaherë e i lënë anash për vite të shumta nga qeverisjet e kaluara, me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje! ka pasur trajtimin serioz, fillimisht me buxhetin e ndarë për këtë projekt e tani edhe me dinamikën e punimeve që po zhvillohen e që do marrin drejtimin e duhur akoma më shumë ditët në vijim. Sharri është zonë me potencial të jashtëzakonshëm turistik malor në Republikën tonë. Si i tillë po trajtohet e do trajtohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Prandaj investimet në infrastrukturë i paraprijnë investimeve në zhvillimin e mëtutjeshëm krahas potencialit që ka kjo pjesë e mrekullueshme e vendit tonë”, ka njoftuar Qendra e Vetëvendosjes në Sharr.