Kurti, bashkëpartiakëve: Më ndihmoni të fitojmë me diferencë të madhe
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është propozuar nga Këshilli i Përgjithshëm i kësaj lëvizje për kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit.
Kurti në fjalën e tij para delegatëve të këtij këshilli, ka thënë se ndryshimi në Kosovë ka një emër, Lëvizjen Vetëvendosje.
“Ka ardhur mundësia për ju që jeni lodhur duke parë që gjithçka shkatërrohet ta bëni ndryshimin. Ndryshimi është një emër, emri që kurrë s’ju ka lënë vetëm – Lëvizja Vetëvendosje. Në këto zgjedhje duhet të ndryshojmë më shumë se qeverinë, edhe shoqërinë. Me mua Kryeministër dhe me Vetëvendosjen në qeverisje do të ketë barazi në të drejta dhe mundësi”, ka thënë Kurti.
“Mjaftë më dhe kurrë më me rrena e mashtrime. Koha juaj ka përfunduar”, iu ka drejtuar kundërshtarëve politikë Kurti
Ai ka thënë se koha e tyre po vjen dhe se kësaj here nuk do të lejojnë të vidhet shpresa për ndryshim.
“Ju e dini kush është ndryshimi dhe kush mund ta bëjë ndryshimin e vërtetë. Zgjedhja është e juaja por mos u mashtroni nga retorika e thatë. Mos u besoni atyre që iu kanë mashtruar vit pas viti e zgjedhje mas zgjedhjeve. Vendimi më 6 tetor do ta përcaktojë të ardhmen e brezave që vinë pas nesh”.
Ai ka kërkuar ndihmën e të gjithëve për fitore në zgjedhjet e 6 tetorit.
“Më ndihmoni, më ndihmoni që të fitojmë më diferencë të madhe që ndryshimi të jetë i madh dhe fitorja të jetë masive, më ndihmoni ta ç’kapin shtetin. Më ndihmoni të ndërtojë një të ardhme ku të gjithë do të jetojnë me dinjitet. Bashkë ama bash gjithçka është e mundur”.