Kurti dënon sulmin e Iranit: Izraeli ka të drejtë ta mbrojë vetën

01 tetor 2024 | 23:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar sulmin e Iranit mbi Izraelin.

Ai ka thënë se i bashkohet qeverive të shteteve të tjera për të dënuar këtë sulm.

Kurti tha se rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante. Më tutje, ka shtuar se Izraeli e ka të drejtën ta mbrojë vetën.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për sulmin e sotëm me raketa nga Irani ndaj Izraelit, në të cilin u lëshuan rreth 200 raketa, dhe bashkohemi me qeveritë e tjera në dënimin e këtij agresioni. Një vit pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante. Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe të gjitha përpjekjet për të arritur një armëpushim të menjëhershëm”, ka shkruar Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Profil me nam botëror”. Kështu iu kishte referuar Armend Agollit…