Kurti dëshiron zhdukjen e opozitës
21 shtator 2023
| 08:17
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke komentuar deklaratën e Kurtit rreth opozitës, ka thënë se ai dëshiron zhdukjen e opozitës.
Ai tha se pozicioni i tij me opozitën në raport me dialogun tregon që nuk e ka merituar mbështetjen e LDK-së.
“Kurti nuk ka arritur të imponojë asnjë pozicion në favor të Kosovës”, tha Haziri në Kanal 10.
Ai shtoi që Kurti i ka ndryshuar kriteret në dialog me Serbinë dhe ka pjellë një marrëveshje si ajo e Ohrit e cila po i kthehet bumerang.