Kurti: Dëshmorët e kombit e bashkojnë popullin
18 prill 2021
| 11:31
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani, në nderim të Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës.
Ai ka theksuar se dëshmorët e kombit e bashkojnë popullin.
“Andaj ne kthemi e rikthehemi në këto vende që t’i kujtojmë ata dhe të ia kujtojmë vetës çmimin e madh që e ka paguar populli ynë me gjakun e tyre ku vijnë çlirimi, liria dhe pavarësia që e kemi sot, por në të njëjtën kohë për të kujtuar amanetin dhe idealet e tyre që të vazhdojmë për progres, barazi dhe mirëqenie”, ka deklaruar kryeministri Kurti.