
Kurti: Detyra kyçe për ruajtjen e lirisë së fituar me gjakun e popullit tonë, fuqizimi i ushtrisë së Kosovës
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka pasur një ushtri më të fortë, më të armatosur dhe më të trajnuar se që e ka sot.
Në fjalimin e tij pas rreshtimit të kuadrateve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kurti tha se kjo mënyrë ceremoniale e kujtimit të kësaj dite ruan një traditë të nisur prej 27 vitesh.
“Rreshtimi juaj sot ku janë ulur bashkë anëtar e familjes Jashari e krerë institucional krijon një skenë ceremoniale që e ruan një traditë të nisur prej 27 vitesh. Rreshtimi ka traditën nga 6 marsi 1999. Po ju drejtohem në mënyrë konvencionale si ushtria e Kosovës sepse kësisoj e kanë quajtur vetën e tyre grupi i armatosur i Adem Jasharit”, ka shkruar ai.
Kurti ka thënë se një nga detyrat kyçe për ruajtjen e lirisë së fituar me gjakun e dëshmoreve dhe martirëve të popullit tonë ka qenë dhe vazhdon të mbetet fuqizimi i ushtrisë së Kosovës.
“Që nga çlirimi i atdheut tonë në qershor 1999 dhe deri më sot e tutje një nga detyrat kyçe për ruajtjen e lirisë së fituar me gjakun e dëshmoreve dhe martirëve të popullit tonë ka qenë dhe vazhdon të mbete fuqizimi i ushtrisë së Kosovë, sot me ngazëllim mund të konstatoj se qysh nga viti 1989 kur Adem Jashari me shok filluan të flasin e të punojnë për në ushtri të Kosovës dhe deri sot kurrë nuk kemi pasur një ushtri më të fort, më të armatosur, me ta pajisur dhe më të trajnuar se sa sot”, ka thënë Kurti.
