Kurti dhe Aliu përurojnë rrugën Zhur-Brod

24 dhjetor 2024 | 12:53

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë me dije se së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kanë përuruar rrugën Zhur-Brod në Dragash.

Ai ka thënë se kjo rrugë është e gjatë 42 kilometra dhe ka kushtuar 7.9 milionë euro.

“Ishte nisur në vitin 2019 si projekt, por asnjëherë nuk ishte trajtuar siç duhet me buxhet deri me ardhjen tonë në qeveri. Sot, bashkë me kryeministrin Kurti, zv.ministrat Jeton Raka e Hysen Durmishi, shefin e kabinetit, Valon Hoti dhe bashkëpunëtorë tanët në Sharr e përuruam aksin rrugor Zhur-Brod.  42 kilometër rrugë. Rreth 7.9 milionë euro është kostoja e këtij investimi, që është zhvilluar në dy llote: Zhur-Dragash dhe Dragash-Brod. Të gjithëve na kujtohet rruga e vjetër nga Zhuri në Sharr e edhe deri në Brod, që shkaktonte shumë vështirësi tek qytetarët. E tani kemi rrugën me tre korsi deri në Dragash e me infrastrukturë të mirërregulluar.  Qarkullim e qasje shumëherë më e lehtë për të gjithë qytetarët që të vizitojnë pejsazhin e jashtëzakonshëm që ka kjo zonë. Urime të gjithë qytetarëve!”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një takim të organizuar në selinë e Federatës së…