Kurti dhe Aliu promovojnë zvogëlimin e përdorimit të qeseve të plastikës
06 nëntor 2023
| 14:22
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë vizituar të hënën disa dyqane në qendër të Prishtinës.
Kjo vizitë e tyre është zhvilluar për të promovuar zvogëlimin e qeseve të plastikës.
Kurti i ka falënderuar pronarët e marketeve për bashkëpunimin dhe i ka ftuar qytetarët të marrin torbat me vete. Mandej ai tha se qeset pa doreza janë falas, ndërsa të tjerat 5 centë, ku 2 centë do të shkojnë në buxhetin e shtetit.