Kurti dhe ambasadori britanik diskutojnë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

30 janar 2025 | 16:10

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Vetëvendosje ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore.

“Delegacioni u mirëprit nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! njëherazi kryeministri Albin Kurti, nënkryetarja e dytë, Mrika Limani Myrtaj, sekretari organizativ, Alim Rama, sekretari për marrëdhënie ndërkombëtare, Hajrulla Çeku, dhe anëtari i Kryesisë dhe shefi i shtabit zgjedhor, Besnik Bislimi. Në këtë takim u diskutua për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, për fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe për programin tonë politik të cilin po e prezantojmë gjatë kësaj fushate. Diskutimet përfshinë gjithashtu mënyrat për të përmirësuar komunikimin me zgjedhësit dhe për të siguruar një fushatë efektive dhe transparente”, ka njoftuar Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka…