Kurti dhe ambasadorja e Luksemburgut bisedojnë për avancimin e bashkëpunimit

04 mars 2022 | 15:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të premten ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, me të cilën ka biseduar për përforcimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve.

Kurti ka shprehur mirënjohjen e qeverisë për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi nga shteti i Luksemburgut, i cili ishte prej të parëve që ka përkrahur pavarësinë e shtetit tonë.

Ai ka vlerësuar partneritetin afatgjatë dhe shprehu vullnetin e qeverisë për t’i forcuar më tej lidhjet dhe për të vazhduar bashkëpunimin e frytshëm. Në këtë takim, kryeministri Kurti e ka njoftuar ambasadoren për të arriturat e vitit të parë të mandatit qeverisës, veçanërisht menaxhimin e pandemisë.

Ndërsa ambasadorja Gomes ka ritheksuar përkushtimin e shtetit të Luksemburgut për bashkëpunim dhe përkrahje, në përmbushjen e synimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, veçanërisht në fushat strategjike të bashkëpunimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sfida miqësore midis Kombëtares së Shqipërisë dhe Spanjës, e cila…